Italia në zi: katër herë kampionët e botës mbesin jashtë Botërorit

Katër herë kampionët e botës, Italia e madhe që ka vulën e saj në historinë e futbollit, nuk do jetë në “Rusia 2018”. Axurët kanë barazuar 0-0 me Suedinë në ndeshjen e dytë të play off-it, pasi të parën e kishin humbur 1-0.

Me një ekip të talentuarish por pa yje, veç veteranit Bufon në portë, ekipi i Venturës nuk ka mundur që të marrë nëj fitore, për më tepër nga Suedia që po përjeton dhe ajo kohët më të errëta të saj në futboll, pothuajse pas asnjë në yll në përbërje, asnjë emër të madh, tashmë që dhe Ibrahimoviç e ka braktisur.

Dhe është pikërisht kjo Suedi anemike e cila do jetë në Rusi, ndërsa Italia e madhe jo. Kjo rënia e zxurëve nisi që pas fitimi të Kupës së Botës në 2006-ën, ku në si në 2010-ën e si në 2014-ën, u eliminuan që në grup.

E tani vjen dita që do nuk do jenë dhe në Botëror. Vërtet e dhimbshme për botën e futbollit një mungesë e tillë, sado dobët të jenë, ata që i japin tonin asaj. /tesheshi.com/