Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Italia në alarm: një vdekje e një infeksion nga koronavirusi

Në Italinë fqinje është dhënë alarmi për viktimën e parë nga koronavirusi.

Viktima quhet Adriano Trevisan, 78 vjeç, i cili ndërroi jetë në spitalin e Padovas, ku u shtrua në spital së bashku me një person tjetër pozitiv për virusin.

Kjo çoi në një mbledhje urgjente të qeverisë, ku kryeministri Conte u përpoq të përcillte siguri në publik.

“Ne kemi marrë të gjitha masat…”, tha Conte.

Nga ana tjetër, është konfirmuar dhe një rast me infeksion, i konsideruar si “i pari” i tillë.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar, i cili përflitet ta ketë marrë virusin pas ka darkuar me një mik të kthyer kohët e fundit nga Kina.

Rreth 100 persona janë testuar për virusin në qytetin verior të Codogno, nga vjen pacienti. Mediat italiane raportojnë se 60 persona ishin karantinë. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts