Italia e bllokuar: Renzi bëhet gati të krijojë një lëvizje alla Macron

Zgjedhjet italiane janë kthyer çdo ditë e më shumë në një fjalëkryq me shumë të panjohura.

Situata vazhdon të jetë e bllokuar dhe asnjëra nga partitë fituese nuk po arrin të avancojë në negociatat për të formuar mazhorancën e duhur.

Kështu, qendra e politikës italiane është kthyer Partia Demokratike, forca humbëse dhe ajo që e opozitës kryesore.

Matteo Renzi ka dhënë dorëheqjen dhe sot Kryesia e madhe e kësaj partie prej 120 anëtarësh do të diskutojë për situatën.

Ka zëra të brendshëm brenda PD-së që kërkojnë marrëveshje me 5 Yjet, por renzianët kërkojnë të rrijnë në opozitë. Vetë Renzi nuk do të marrë pjesë në takim.

Ndërkaq, mediat italiane po flasin për ditë e më shumë për një formacion të ri politik që Matteo Renzi do të krijojë në Itali sipas modelit të Emanuel Macron në Francë.

Pra një lloj En Marche që të përfshijë brenda vetes të gjithë opinionin publik jo ekstremist por të qendrës nga e majta në të djathtë.

Sipas gjasave, subjekti mund të lindë pas dështimit të qeverisë së 5 Yjeve apo Lega-s, që mund të gjejnë numrat me paterica, ose Presidenti do të krijojë një qeveri provizore deri në zgjedhjet e parakohshme që mund të zhvillohen pas dy vjetësh.

Duke përfituar nga situata, Renzi mund të ngrejë subjektin politik që do të kërkojë ndryshimin e ligjit elektoral duke futur balotazhin siç e ka edhe Franca. /tesheshi.com/

Related posts