Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Italia, dhjetë qytete në izolim për shkak të koronavirusit

Me rritjen e shpejtë të numrit të personave të infektuar nga virusi koronar, qeveria italiane ka vendosur të bllokojë hyrjen në qytete dhe bashki ku ka më tepër të infektuar, në rajonet Lombardi dhe Veneto.

Kështu, në një izolim do të jenë dhjetë qytete dhe bashki në Lombardi, me 50,000 njerëz, dhe qyteti i vogël Vo me 3,000 banorë në rajonin e Venetos.

“Ne duam ta izolojmë infeksionin sa më shumë që të jetë e mundur brenda një zone specifike,” tha ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza pas një takimi urgjent të kabinetit.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Itali është rritur në 76, përfshirë dy të vdekur. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka njoftuar se Italia mban vendin e parë në Evropë me këto tregues, krahasuan me 16 raste në Gjermani, 12 në Francë, ku u shënua dhe një viktimë, e tre në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri italian Giuseppe Conte thotë se policia do të monitorojë situatën, që do të thotë se do të parandalojë njerëzit të hyjnë ose të lënë qytetet që janë nën izolim. Gjithashtu, nëse është e nevojshme, ushtria do të ndihmojë. “Qëllimi është të mbrojmë shëndetin e italianëve,” tha Conte. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts