Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Italia del kundër përgjigjes së BE ndaj Corona-s, hidhet ideja e një Plani Marshall

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha të enjten se ai kishte refuzuar masat e propozuara për të luftuar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19 në një samit të liderëve të BE.

Në një deklaratë nga kabineti i tij, i lëshuar ndërsa videokonferenca e liderëve të BE-së ishte ende në vazhdim, Conte tha që propozimet nuk ishin aq të guximshme dhe i dha Unionit dhjetë ditë që të dilte me zgjidhjet e duhura.

Conte nuk ka zbuluar se çfarë do të bëjë Italia nëse Evropa nuk arrin një marrëveshje.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka rënë dakord për afatin e propozuar, tha kabineti i Contes.

Në një fjalim në Senatin italian para samitit të BE-së, Conte bëri thirrje për fillimin e “bonove të rimëkëmbjes” evropiane për të financuar një “përgjigje të guximshme” ndaj pandemisë së përhapur në të gjithë botën.

“Europa do të jetë në gjendje ta trajtojë këtë tronditje vetëm me masa emergjente dhe të jashtëzakonshme,” u tha kryeministri italian ligjvënësve, duke shtuar se Evropa do të goditej nga një recesion “i rëndë dhe serioz”.

Nëntë shtete, përfshirë Italinë, Francën dhe Spanjën, kërkuan krijimin e një lloj instrumenti të borxhit të përbashkët, por u kundërshtuan nga Gjermania, Hollanda, Austria dhe Finlanda.

Conte tha se çdo vend do të mbetet përgjegjës për borxhin e tij publik dhe kështu do të përpiqet të shtypë rezistencën ndaj instrumentit të borxhit të përbashkët.

“Ne duhet të përgjigjemi me instrumente financiare inovative”, shtoi deklarata nga kabineti i kryeministrit italian.

Në Itali janë vdekjet më të shumta nga koronavirusi sesa në çdo vend tjetër; në pak më shumë se një muaj, 8.215 humbje jete.

Ministri i ekonomisë Roberto Gualtieri u tha ligjvënësve këtë javë se ai pret një rënie të produktit të brendshëm bruto italian (PBB) në gjysmën e parë të këtij viti.

Një burim qeverie zbuloi për Reuters se PBB e Italisë mund të bjerë me më shumë se tre përqind në vitin 2020.

Parashikimet e tjera janë edhe më pesimiste; Goldman Sachs pret që PBB e ekonomisë së tretë më të madhe të eurozonës të bie 11.6 përqind këtë vit.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka thirrur për një Plan të ri Marshall, të quajtur sipas paketës së ndihmës amerikane që filloi rimëkëmbjen e Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.

“Italisë i duhen dëshpërimisht një mesazh i fortë, por kriza nuk ka mbaruar dhe ne kemi nevojë për të kursyer energji për më vonë,” tha diplomati evropian. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts