Itali: kamarieri përzë nga restoranti kryebashkiaun, shkak pantallonat e shkurtëra

Që kamerieri të nxirret jashtë nga një institucion për shkak të pantollonave të shkurta, kjo nuk përbën ndonjë lajm. Por kur kamarieri i kërkon kryebashkiakut që të lë restorantin për shkak se kishte veshur pantallona të shkurtra, duket se të gjithë e duartrokasin në heshtje këtë veprim.

Një restorant në veri të Italisë njihet për kodin e vet të veshjes, në të cilin nuk lejohet hyrja me pantallona të shkurtra. Por këtë nuk e dinte kryetari i Viareggio-s, Giorgio Del Guignard, i cili u shfaq i veshur me rroba të papërshtatshme.

“Kjo nuk ishte një darkë zyrtare, dhe meqë isha me miqtë e mi, mendova që mund të hyjë në restorant me veshje kazuale”, e përshkroi kryebashkiaku situatën e tij në Facebook.

Siç shkroi Guignard, atij iu afrua një kamerier i cili i tha atij “se nuk mund të qëndrojë në këtë restorant, për shkak se nuk kishte veshur pantallona të gjata”. Kështu, ai u ngrit dhe doli në mënyrë qetë, për të ngrënë drekë diku tjetër. Ai pranoi që e gjithë situata ishte turpëruese për të.

Muzio Scacciati, përfaqësues i menaxhimit të klubit Nautico, tha se ka pasur dy njoftime në lidhje me kodin e veshjes – një në hyrjen kryesore dhe tjetrën te shkallët.

E përditshmja Corriere della Sera, tha se ai mbrojti rregulloren që pantallonat e gjata duhet të vishen në restorant pas orës 19:00.
“Më vjen keq për atë që ndodhi dhe unë shpresoj që t’i sqarojmë gjërat me kryebashkiakun, të cilit kam ndërmend t’i jap një kartë të anëtarësimit”, tha ai. /tesheshi.com/