728 x 90 Leaderboard

Itali: aksidentohet George Clooney, përfundon te “Papa Gjon Pali”

Aktori i njohur George Clooney përjetoi një aksident të martën në Itali ku, së bashku me bashkëshorten Amal dhe fëmijët, po gjendet me pushime.

Clooney po udhëtonte me një Scooter kur përplas me një Mercedes E-Class në një rrugë lokale në Sardenjë. Portali Nuova Sardegna postoi dhe një foto nga vendi i ngjarjes.

Një ambulancë që mbërriti menjëherë në vendngjarje morri aktorin dhe e çoi në spitalin “Gjon Pali II”, ku iu nënshtrua ndërhyrjeve në plagë të marra në këmbë e krahë .

U tha se gjendja e tij shëndetësore nuk është serioze dhe se shumë shpejt mund të dalë nga spitali. /tesheshi.com/

Related posts