Ish-zv.kryeministri turk: ISIS, një projekt i fuqive të mëdha

Një politikan dhe figurë e njohur në Turqi, ish-numri dy i qeverisë turke dhe ish-Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ka bërë një deklaratë të fortë: ISIS është krijesë e fuqive të mëdha deklaroi ai.

Bozdag, një nga avokatët më të njohur të Stambollit që merret me të drejtat civile, e ka bërë deklaratën e tij gjatë një takimi të organizatave humanitare që merren me sistemimin e refugjatëve. Në Turqi janë gjithsej 2 milionë refugjatë sirianë.

.Bekir Bozdag në një mbledhje me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile tha se vetëm në hapësirën gjeografike myslimane shikon derdhje lotësh dhe gjaku, kurse po të shikojmë gjeografinë tjetër nuk kemi kaos, grindje, gjakderdhje dhe lot.

“Organizata terroriste e ISIS apo siç q quajnë arabët e turqit DAESH-it është një ‘bela’ e madhe që anti-islamikët ua kanë ngjitur myslimanëve”, nënvizoi ish-ministri turk i drejtësisë.

Sipas tij ISIS.-i është një projekt i shpikur për t’i shtyrë njerëzit që të ushqejnë urrejtje ndaj Islamit dhe Myslimanëve.

“Po përballemi me një tablo që i largon njerëzit nga myslimanizmi, nga Islami, nga Kur’ani dhe besimi, me një situatë që një ka asnjë lidhje me Islamin. Organizata terroriste DAESH-it(ISIS) është një projekt i fuqive të mëdha”.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts