728 x 90 Leaderboard

Ish-zëdhënësi i UÇK-së: pse Serbia duhet të paditet për genocid

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka kërkuar që Serbia të paditet për genocid, e më pas t’i paguajë Kosovës të gjithë dëmet e luftës

“​…pasi Republika e Kosovës ende nuk është në gjendje të bëjë padinë ndaj Serbisë për gjenocidin e saj dhe dëmet e luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë, duhet ta gjejmë rrugën për ta paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është e domosdoshme, për ndryshe politika agresive serbe ndaj Kosovës nuk do të ndalet. Serbia duhet të dënohet për gjenocid dhe pastaj të detyrohet që t’i paguaj të gjitha reparacionet e luftës”, është shprehur Krasniqi në FB.

Sipas tij, Serbia ka ushtruar genocid të pastër ndaj popullsisë në Kosovë, me qëllim zhdukjen e saj.

“Politika serbe, jo vetëm ajo e kohës se Millosheviçit kishte për qëllim, zhdukjen e pjesërishme ose të tërësishme të popullit shqiptar në trojet e pushtuara nga Serbia e Jugosllavia. Dhe kjo politikë e theksoj forcërisht mund të mbulohet vetëm me një term, me termin e gjenocidit. Në shërbim të kësaj politike ishte edhe sintagma e njohur serbe: “Kosova, djep dhe zemër serbe!”, shkruan ish-një ndër figurat kryesore të UÇK-së, me vonë dhe kryetar parlamenti. /tesheshi.com/

 

Related posts