Ish-sekretarja Albright e relaksuar në Kosovë: Faleminderit për bustin ku dukem e gjatë

Pranë obeliskut të Pavarësisë “New Bornit”, tani gjendet edhe një simbol mjaft domethënës i çlirimit të Kosovës – busti i ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

Zonja Albright e cila kishte pasur këtë pozitë në administratën e presidentit Clinton nga viti 1997 deri në vitin 2001, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mikpritjen që i bënë asaj në ceremoninë e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga NATO.

Por zonja Albright nuk e kaloi pa humor situatën kur po zbulohej busti i saj. Pasi është e gjatë vetëm 1.5 metra, ajo tha se është e lumtur që së paku në bust duket kaq e gjatë.

“Faleminderit për këtë nder, faleminderit edhe që më keni bërë kaq të gjatë”, tha ajo duke shkaktuar të qeshura.

Zonja Albright nuk ka lindur në SHBA. Ajo erdhi refugjate në tokën amerikane, pasi u dëbua nga shtëpia e saj në Çekosllovaki dy herë, një herë nga regjimi i Hitlerit, e më pas nga ai i Stalinit. Me aq sa mundet, zonja Albright njihet edhe si avokuese për të drejtën e refugjatëve për strehim në SHBA, politikë që nuk përkrahet aspak nga presidenti aktual i vendit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts