Ish-ministri Ahmetaj: ç’e bën të shtrenjtë çmimin e naftës (dhe një vlerësim për Boden)

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka sqaruar dhe njëherë pse është kaq sa ç’është çmimi i naftës në Shqipëri, edhe si reagim ndaj faktit se kreu demokrat Basha e ka përfshirë në ligjërimin e tij akuzues ndaj qeverisë.

I ftuar në Top Talk në TCH, Ahmetaj tha se çmimin e dikton tregu e jo qeveria.

“Taksa ka qenë te makinat dhe u rrit borxhi publik në kurriz të qytetarëve. Nga 74% është ulur në 64% sot. Ne nuk bëmë asgjë përveçse e morëm nga makinat dhe e çuam te nafta. Nafta është elastike, shkoi edhe 157 çmimi i saj. Në kohë të PD-së shkoi edhe 192 çmimi për shkak të tregut dhe strukturës. Ka vende që çmimin e naftës e kanë të pangarkuar nga taksa e qarkullimit. Maqedonia ka 500 euro taksën e makinës, ndërsa te ne është 120 mijë lekë të vjetra”, tha Ahmetaj në sqarimin e tij.

Dhe ashtu siç kryeministri Rama ka vlerësuar vendimin e ish-qeverisë së paraardhësit të tij Berisha për ta transferuar taksën e qarkullimit nga automjetet te nafta, të njëjtin vlerësim përcolli dhe Ahmetaj për paraardhësin Bode.

“Ridvan Bode e mori nga makinat dhe e futi te çmimi i naftës. Shumë mirë bëri sepse administrohet më mirë. Është ulur dhe rritur çmimi i naftës sipas tregut”, theksoi Ahmetaj. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts