Ish-mbreti malajzian i jep fund martesës me “hirushen ruse” pak ditë pas lindjes së fëmijës

Ish-mbreti malajzian, Sulltan Muhamedi V, ka divorcuar gruan e tij, ish-misin e Rusisë, pak javë pasi ka ardhur në jetë fëmija i tyre.

Raportet e mediave flasin për ndarje mes ish-mbretit dhe ish-mis Moskës, dukur ylli i televizioneve. Deri para pak ditësh, Oksana Voevodina nuk kishte lënë asnjë ditë pa postuar foto në media sociale, ku pasqyronte jetën përrallore me burrin super të pasur.

Dasma e papritur e Sulltan Muhammed V të Kelantanit, 50 vjeç dhe Rihana Oksana Voevodina, 27 vjeç, në kryeqytetin rus nëntorin e kaluar, i habitnin malajzianët.

Një certifikatë e divorcit tregon se ish-mbreti, i cili e la monarkinë pas skandaleve që mediat i nxorën gruas së tij, tregon se ata i kanë dhënë fund martesës.

Certifikata është kopja e cila i është dhënë gruas, vërtetohet të jetë e saktë.

Data e divorcit u shkrua më 22 qershor në Singapor, teksa djali i çiftit u lind më 21 maj.

Çifti u martua me 7 qershor të vitit të kaluar në një ceremoni muslimane e cila nuk u bë publike. Marrëdhënia e tyre doli në dritë kur ata mbajtën një martesë të dytë të bujshme në një sallë koncertesh në Moskë.

Deri tani nuk ka komente për mediat sociale nga nusja ruse. Pallati i Kelantanit nuk ka komentuar për raportet e divorcit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts