Auto Dak
Auto Dak

Ish-kuadri i UÇK-së së 2001-shit: ‘Kumanova’ është një sajesë, duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët

 

Pa dyshim që e gjithë popullata, si në Kumanovë e si në vise të tjera të Maqedonisë, e ka të qartë se ajo çka po ndodh 24 orët e fundit në Kumanovë, është një sajesë djallëzore e qeverisë së Shkupit. Këtë bindje shpreh S.R, ish-kuadër në UÇK-në e vitit 2001. Sipas tij, gjithçka mbetet në dorë të ndërkombëtarëve për zgjidhje, nëse dhe ata e kanë kuptuar lojën që po bëhet, që për fat të keq po paguhet me gjak…        

Ju keni qenë një ish-kuadër i UCK-së së 2001-shit, një formacion i qartë në përbërje, emra dhe qëllime. Ç`është kjo UÇK e re që del kaq papritmas, ku nuk dihet as se kush është komandant, cilat janë strukturat dhe, më kryesore cilat janë qëllimet?

Qëllimet nuk po i dijmë. Strukturat gjithashtu nuk po i dijmë se cilat janë. Dalja është shumë e befasishme, për të mos thënë e çuditshme. Si paska ndodhur që e paskemi patur një UÇK në përditshmërinë tonë dhe nuk e paskemi kuptuar!

Ju jetoni afër Kumanovës, një qytet ku bashkëjetojnë shqiptarë e maqedonas po e po,  por dhe serbë. Përse pikërisht është zgjedhur ky qytet për ta bërë “kurban” politik, nëse ju mendoni se gjithçka është një sajesë? Në të kundërt, përse na qenka Kumanova trualli prej nga duhej të dilte një UÇK tjetër?

Po, Kumanova eshte një qytet multietnik dhe si rrjedhojë konfliktet zakonisht zenë vend nëpër këso hapësirash demografike. Dhe kur them zenë vend nuk kam parasysh që aty ndodhin konflikte ndëretnike, por që kir është kur është fjala për t`i hedhur benzinë zjarrit, aty fare mirë zjarri merr me të shpejtë. Por shyqyr që kjo nuk ndodh në popull, mes vedi. Pra në këtë kuptim, sigurisht që Kumanova po bëhet “kurban”. Sa i përket sajesës, i gjithë populli kështu mendon, që është sajesë. Për fat të keq më pasoja tragjike, pasi është derdhur gjak, janë vrarë njerëz.

Përse është quajtur ‘Lagja e Trimave’ dhe a mos vallë është zgjedhur pikërisht kjo lagje për këtë “teatër lufte”, duke spekuluar me emrin që bart?

Lagja zyrtarisht “Tode Mendoll”, që e merre emrin nga rruga me të njëjtën emërtim që e përshkron. Eshtë pothuajse e tëra e banuar me shqiptarë. Normal, rinia e thërret si “Lagja e Trimave”. Kurse maqedonasit edhe zyrtarët e thërrasin “Diva Naselba” që do të thotë “Lagja e egër” për shkak të ndërtimeve pa leje. Spekulacioni nuk këtë rast nuk ka të bëjë me emrin e lagjes, por mjaft që ajo është e banuar me shqiptarë.

 A ka patur në këtë qytet kohët e fundit ndonjë sinjal se diçka e rëndë po përgatitej?

Nuk ka patur sinjale paraprake. Siç e thashë dhe në fillim, popullit i ka ardhur shumë befasisht.

Si i parashikoni atë çka mund të ndodh në orët në vazhdim?

Mendoj se në vazhdim duhet të ndërmerret një angazhim më serioz për mbylljen e këtij konflikti, duke patur parasysh dhe gjendjen e rëndë ekonomike. Dhe e them se është ndër ato situata që veç ndërkombëtarët mund ta shpëtojnë e t`i japin zgjidhje. Dhe ata ndoshta fort mirë po e kuptojnë se ç`po luhet dhe besoj do ndërhyjnë fuqimisht për t`ia ndalë dorën qeverisë së Shkupit. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts