728 x 90 Leaderboard

Ish-kryeministri Bajram Rexhepi do të varroset me ceremoni shtetërore

Ish -kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili vdiq sot në një spital në Turqi, do të varroset me ceremoni shtetërore.

Këtë vendim e ka marrë sot qeveria e cila ka formuar komisionin për organizimin e ceremonisë mortore.

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, me këtë rast tha se Kosova sot ka humbur një personalitet, një mjek të mirë, një humanist para, gjatë dhe pas luftës.  Ai tha se është vështirë të thuhen përshtypjet për Rexhepin.

“Kosova dhe shoqëria do të jenë mirënjohës ndaj Rexhepit për kontributin e dhënë”, tha Mustafa.

Në krye të këtij këshilli qeveritar është Hajredin Kuçi, ndërsa anëtarë do të jenë ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ai i FSK-së Haki Demolli, ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri dhe një anëtar i familjes. /tesheshi.com/

Related posts