728 x 90 Leaderboard

Ish-kryebashkiaku i Parisit: muxhahedinët, karta e çmuar e Tiranës për statusin kandidat

Jean-François Legaret, ish-kreu i bashkisë kryesore të Parisit deklaron se pranimi i opozitës iraniane në Shqipëri do të jetë një plus për vendin që të hapen negociatat me Bashkimin Europian.

Në një intervistë të dhënë për tesheshi.com, Legaret, një politikan i së djathtës që ka qenë kryetar i Bashkisë  së distriktit 1 të qytetit të Parisit, flet për vizitën që u ka bërë muxhahidinëve me rastin e 22 marsit, festës së Novruzit, ku ka qenë një nga të ftuarit VIP të iranianëve.

Legaret, keni qenë ndonjëherë tjetër në Shqipëri apo është vizita e parë?

Kjo është hera e parë që vij në Shqipëri dhe kam ardhur me ftesë të zyrtarëve dhe banorëve të kampit Ashraf, sepse, disa muaj më parë, premtova t’i vizitoja dhe dëshiroja t’i vizitoja dhe t’i inkurajoja.

Kjo është një aventurë e jashtëzakonshme njerëzore që ata po e bëjnë realitet në Shqipëri. Në këtë udhëtim u preka shumë nga cilësia, ambienti dhe shpresa që ofrojnë këta burra dhe gra, të cilët u pranuan në mënyrë të jashtëzakonshme në Shqipëri.

Franca është një nga vendet kryesore të Bashkimit Evropian. Si politikan francez dhe i të djathtës franceze, çmendoni për fazën që Shqipëria ndodhet ku ka përkuar që të happen negociatat për anëtarësim, duke pasur parasysh se ka grupime të djathta që janë ende skeptike për këtë?

Shqipëria është një vend që tregoi një respekt të lartë për të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile  me historinë e opozitarëve iranianë që ishin në kampin e Ashrafit, ku u vranë masivisht nga regjimi.

Sipas mendimit tim, kjo është një pikë shumë e rëndësishme me interes të përbashkët.

Ju e dini se ka kufizime në Evropë dhe kritere për hyrjen e vendeve, por fakti që Shqipëria simbolikisht u bë një shembull në rastin e këtyre njerëzve ose më mirë të themi, të martirëve të Ashrafit, është një pikë që është shumë e rëndësishme për mendimin tim, dhe shpresoj që ky vullnet i jashtëzakonshëm politik i qeverisë dhe i Presidentit shqiptar do të shtojë besimin në këtë kandidaturë për hyrjen në Bashkimin Evropian.

Franca ka qenë mikpritësi i Organizatës Mojahedin Khalq të Popullit për shumë vite. Ju keni pasur kontakte me ta dhe i njihni mirë.

Sipas jush cili është vizioni dhe vlerësimi juaj për ta?

Mojahedin Khalq simbolizon rezistencën iraniane. Me Maryam Rajavin, ata janë një simbol i lirisë në Iran, duke e kthyer në një Iran demokratik.  Për këtë arsye, qeveria aktuale dhe presidenti aktual i Iranit, të cilët po luftojnë dhe e konsiderojnë PMOI-n si armikun e tyre kryesor.

Ata madje shkuan te presidenti francez dhe i kërkuan që të dëbojë PMOI-n nga territori i Francës, ndërsa ne i kemi strehuar dhe i mbrojmë ato. Mendoj se ishte një gabim i madh i Presidentit Rouhani i cili vetë pranoi se Mojahedin Khalq përfaqëson anën anti- qeveri dhe shpresën.

Shqipëria ka pranuar një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të  MEK-ut. Pse ndodhi kjo, kur mund ta merrnin nismën edhe shtete të tjera. Sa ndikon kjo në rolin e Shqipërisë, veçanërisht në Evropë?

Mendoj se kjo konsiderohet një faktor shumë pozitiv. Në Evropë, Shqipëria nuk është një vend i madh me shumë potenciale dhe e dimë se vendi ende po lufton me shumë probleme ekonomike.

Por, duke u bërë një model për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe lirinë, është një pikë e konsiderueshme dhe të gjithë në Evropë duhet të jenë të ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje.

Regjimi iranian po tregohet mjaft i ndjeshëm ndaj muxhahedinëve dhe, përveç dënimeve e ekzekutimeve në Iran, ka nisur një fushatë të gjerë kundër tyre jashtë Iranit…

Regjimi iranian është një regjim që i ka ardhur fundi, një regjim i korruptuar dhe i dobët, një regjim që mund të mbahet në këmbë vetëm nëpërmjet terrorit, gënjeshtrave dhe ndalimit të rrjeteve sociale dhe shtypjes së gazetarëve që përpiqen të kenë akses në informacion dhe t’i japin popullit iranian lajme të vërteta.

Regjimi iranian ka ardhur në përfundimin se mund të mbahet vetëm nga frika, kërcënimet dhe kërcënimi i  vazhdueshëm.

Për fat të keq, ka pasur arrestime dhe vrasje gjatë kryengritjeve që kanë tronditur Iranin në muajt e fundit. Këto janë përpjekjet e fundit të regjimit, por fatkeqësisht shoqërohen me të njëjtinn intensitet të dhunës, me të njëjtinn dogmatizëm dhe me të njëjtin barbarizëm dhe të njëjtin sistem të drejtësisë penale. i vetmi  ilaç kundër tiranisë, dogmatizmit është demokracia, dhe kjo është çka ofron PMOI, çka ofron Maryam Rajavi.

Kthimi në liri për Iranin duhet të kalojë nëpër rrugën e zgjedhjeve dhe demokracisë dhe vullnetit të popullit iranian për të përcaktuar fatin e tij.

Në muajt e fundit, kemi qenë dëshmitarë të protestave masive anti-qeveritare në Iran. Cili mendoni se është mesazhi i demonstrative?

Është një mesazh i thjeshtë. Ky mesazh jepet kryesisht nga të rinjtë dhe gratë, dhe mesazhi thotë se brezi i ri nuk është i gatshëm të jetojë nën sundimin e dogmatizmit dhe të  qeverisë që iu është imponuar dhe që ata kurrë nuk e kanë zgjedhur.

Ata kërkojnë liri dhe prosperitet dhe i shfaqën kërkesat e tyre dhe natyrisht qeveria u frikësua dhe reagoi me dhunë, arrestime dhe ekzekutime, sepse për fat të keq, ky është i vetmi qëndrim që di të mbajë.

Gjithkush që dëshiron të ringjallë këto emocione çliruese duhet të inkurajohet. Kjo thirrje për liri është shumë e nevojshme.

Në të gjitha vendet e botës dhe në të gjithë historinë njerëzore, thirrja për liri ka qenë gjithmonë fitimtare. Vetëm duhet të vijë koha e duhur. Shpresoj se ky ndryshim do të vijë sa më shpejt që të jetë e mundur, por jam i qetë dhe jam i bindur se demokracia dhe liria do të triumfojnë në Iran dhe regjimi do të bjerë nga forca e iranianëve dhe e vullnetit të tyre për të arritur lirinë dhe demokracinë. /tesheshi.com/

 

Related posts