Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume: afati i fundit për regjistrim në zgjedhje jo sot, më 19 maj

10 prilli nuk është afati i fundit kur partitë që mund të bëjnë kërkesë për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Ndonëse Kodi Zgjedhor përcakton afatin 60 ditë për regjistrimin e partive, sipas konstitucionalistëve, ka hapësira me anë të të cilave partitë mund të regjistrohen deri më 19 maj, ditën kur duhet të nisë edhe miratimi i listës së kandidatëve të subjekteve dhe printimi i fletëve të votimit.

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume thotë se pas 19-majit nuk mund të kryhet asnjë procedurë, pasi do të kishte ndikim tek procesi zgjedhor. Sipas KQZ-së, në orën 24.00 të së hënës, skadon afati i regjistrimit të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por opozita duket e prerë në vendimin e saj për të mos marrë pjesë në zgjedhje, pa plotësuar kushtet e vëna për qeveri teknike. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts