Isa Mustafa, për herë të parë në publik pas problemeve me shëndetin

Kreu i  LDK-së, Isa Mustafa do të marrë pjesë në një aktivitet publik pas disa muajsh qëndrimi në Gjermani ku u trajtua për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Di do jetë i pranishëm në Konferencën e nivelit të lartë “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian” që do të mbahet më 25 Prill, 2018 në Prishtinë.

Mustafa do të jetë panelist në këtë konferencë ku do të flasë për “Projektimi i dekadës së ardhshëm të Kosovës: Arritjet”

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe Presidenti Thaci, kryeministri Haradinaj, kryeparlamanetari Veseli dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Mustafa është kthyer para 10 ditësh në Kosovë pasi ka qëndruar për 3 muaj në një klinikë gjermane.

Nuk dihet nëse në ndërkohë kreu i LDK-së do të shfaqet në ndonjë aktivitet partiak, por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar. /tesheshi.com/

Related posts