Isa Boletini do të prehet përfundimisht në Vlorë bashkë me Ismail beun. Ceremonia: Ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në Mitrovicën e jugut për të premten –  15 maj është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës.

“Diskutimi i Vendimit të Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, me të cilin u vendos që rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij të bëhet në Vlorë më dt. 10.06.2015”, është rendi i ditës sipas njoftimit të sapodërguar nga komuna e Mitrovicës jugore.

Mbledhja  e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës jugore, me kërkesë të kryetarit të Komunës,  do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.

Nga komuna e Mitrovicës jugore, sipas njoftimeve të mëhershme, paralajmërohej për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, në ditën e 10 qershorit, në Boletin, vendin e lindjes.

Sot, Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, me propozimin e të dyja qeverive të Shqipërisë dhe  të Kosovës si dhe pajtimin e familjarëve të Heroit Kombëtar Isa Boletini dhe familjareve te bashkëluftëtarëve te tij prezent ne takim, vendosi që: eshtrat e Heroit Kombëtarë Isa Boletini dhe të bashkëluftëtarëve të tij të kohës do të rivarrosen në Vlorë, me 10 qershor 2015.

Këshilli Organizativ do të vazhdojë punën në përgatitjet e ceremonisë së rivarrimit sipas  axhendës së mëparshme, bënte të ditur njofimi i dërguar nga Ministria e FSK-së.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts