728 x 90 Leaderboard

Ironia e fatit: i dorëzohet vdekjes dhe Liri Belishova, i reziston ende Nexhmije Hoxha

I ka dhënë lamtumirë jetës një prej figurave më emblematike të ish-regjimit komunist, pjesë e atij regjimi në rini e më pas e persekutuar, Liri Belishova. Frymën e fundit e ka dhënë në moshën 91-vjeçare, duke mbetur deri në fund të jetës e kthjellët dhe vitale, pasi herëpashere jepte intervista mbi të fakte të së kaluarës.

Pas viteve ‘90-të ajo u bë zëri me denoncues i ish-regjimit, duke rrëfyer episode të së kaluarës nën Enver Hoxhën.

Me bashkëshort të (vetë)vrarë, Nako Spirun, e më pas me një tjetër të persekutuar, Maqo Çomon, ajo do humbte dhe një vajzë në moshë të re të sëmurë nga kanceri, Drita Çomon.

Një ish-krere e rinisë komuniste, Liri Belishova do përjetonte kthesën e fatit në jetën e saj, duke kaluar kalvarin komunist.

Ironi fati mbetet fakti se edhe ajo ndërroi jetë para se në atë botë të shkojë Nexhmije Hoxha, e kundërta e fatit të saj, ndonëse të dyja ishin në një llogore në vitet e rinisë. /tesheshi.com/

Related posts