Irinej “bën gati valixhet” të largohet nga Kosova: i ndryshon emërtim Patriakanës së Pejës

Kisha Ortodokse serbe në Kosovë do të ndryshojë emër duke hequr prapashtesën “e Pejës”,

Një ndryshim që duket i jep argument më shumë largimit përfundimtar të Beogradit nga Kosova.

Deri tani Patriakana e Pejës ka qenë emërtimi i selisë qendrore të Kishës serbe dhe vendi ku qëndron kreu i kësaj kishe Irinej.

Vetë ky i fundit i ka thënë gazetës Kurir se institucioni do të quhet “Kisha Ortodokse Serbe” dhe do të ketë qendrën e saj kryesore në Beograd.

Deri tani, Kisha serbe ka mbajtur të dy manastiret si seli qëndrore të Patriarkut të saj.

Vendimi do të nizë të zbatohet në muajin maj.

Miroslav Kavezdi, një analist fetar tha për Kurir se lëvizja e selisë së Kishës Ortodokse është “një dialektikë normale, pasi qendra ndodhet në Beograd.

Peja është vend historikë dhe dëshmi autentike e së kaluarës sonë. Por nuk mund të shërbejë si qendër administrative . është normale”.

/tesheshi.com/

 

Related posts