Auto Dak
Auto Dak

Irani: Sanksionet mbi eksportin e naftës hiqen pas 5-6 muajve

Ministri iranian i naftës deklaroi se faza për heqjen e sanksioneve kundër Iranit mund të zgjasë 5-6 muaj.

Bizhan Zangane tha se menjëherë pas heqjes së sanksioneve, sasia e eksportit të naftës në ditë do të shtohet me 500 mijë fuçi, ndërsa pas 5-6 muajve të ardhshëm me 1 milion fuçi në ditë. Ai vuri në dukje se me heqjen e sanksioneve niveli i eksportit të naftës në ditë do të shkojë në 2 milion fuçi.

Sicc njoftoi radio Irani, Zangane gjithashtu bëri të ditur nisjen e programeve të gjera për zgjerimin e fushave të naftës dhe të gazit si prioritet për bashkëpunimin e kompanive iraniane dhe ato të huaja. Përsa i përket progresit në fushën e industrisë petrokimike, ministri Zangane tha se qëllimi i Iranit është prodhimi i produkteve petrokimike në vit me vlerë 70 miliard dollarë brenda një afati prej 6-7 vitet e ardhshme. Z. Zangane përsa i përket të ardhurave të bllokuara të Iranit në Evropë nga shitja e naftës tha se shuma është 4 miliard dollarë./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts