Irani: Kurrë nuk i braktisim qëllimet, edhe nëse sulmohemi

“Irani nuk do të dorëzohet ndaj presionit të Shteteve të Bashkuara dhe nuk do t’i braktisë kurrë qëllimet e tij edhe nëse sulmohet”, tha të enjten Presidenti iranian Hassan Rouhani.

Shefi i lartë ushtarak tha se qëndrimi midis Teheranit dhe Uashingtonit ishte një “përplasje e vullneteve”, duke paralajmëruar se çdo “aventurizëm” i armikut do të ndeshej me një reagim shkatërrues, njofton agjencia e lajmeve Fars.

Tensionet janë intensifikuar midis dy vendeve kur Uashingtoni dërgoi pajisje ushtarake në Lindjen e Mesme, duke shfaqur forcën kundër asaj që zyrtarët amerikanë thonë se janë kërcënime iraniane ndaj trupave dhe interesave të saj në rajon.

Pas tërheqjes së marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump rivendosi sanksionet dhe i shtrëngoi ato edhe më shumë këtë muaj, duke i urdhëruar të gjitha vendet të ndalnin importet e naftës iraniane, përndryshe edhe ato do të përballeshin me sanksione. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts