Auto Dak
Auto Dak

Irani: kemi kapur nje tankier me gjithë ekuipazh, kontrabandonte naftë

Irani po pretendon se ka kapur një tankier të huaj nafte së bashku me 12 anëtarë të ekuipazhit të cilët ishin duke kontrabanduar naftë në Gjirin Persik. Televizioni shtetëror cituan Rojet Revolucionare të Iranit të cilat thonin se anija në fjalë kishte kontrabanduar një milion litra karburante.

Ende nuk është konfirmuar ende nëse është fjala për autoanijen “Riah” e cila është me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Raportet e fundit flasin se ajo ndërpreu transmetimin e lokacionit përmes valëve, dhe pa paralajmërim u vendos në ngushticën e Hormuzit.

Irani tha se i kishte ardhur në ndihmë cisternës së dëmtuar. Pa përmendur nëse është fjala për anijen “Riah”, ai tha se kishte tërhequr cisternën e huaj në ujërat iraniane për riparime pas “marrjes së një kërkese për ndihmë”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts