Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Irani, i kënaqur nga vizita e Papa Franceskut në Irak

Irani të hënën përshëndeti vizitën historike të Papa Françeskut në Irak si “të mirë dhe konstruktive” dhe tha se ishte provë se Iraku ishte bërë një “vend i sigurt”.

“Vizita e papës në Irak ishte shumë pozitive dhe shumë e rëndësishme,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Khatibazadeh.

“Iraku është bërë një vend i sigurt në të cilin mund të organizohet një udhëtim kaq i mirë dhe konstruktiv,” shtoi ai në një konferencë shtypi në Teheran.

Ky është reagimi i parë zyrtar ndaj vizitës së Franceskut në Irak, Papa i parë që viziton këtë vend të shkatërruar nga lufta.

Papa u largua nga Iraku të hënën në mëngjes, pas një qëndrimi tre-ditor, gjatë së cilës ai u takua me Ajatollah Ali Sistanit, udhëheqësi i shumicës së shiitëve në botë, i cili është me origjinë nga Irani.

Takimi “tregon në mënyrën e vet dialogun ndërfetar dhe afrimin e feve”, tha Teherani zyrtar.

“Nuk ka asnjë mesazh në këtë përveç dialogut, paqes dhe miqësisë midis feve dhe bashkëpunimit midis civilizimeve.”

Në Irak, Papa dënoi “terrorizmin që abuzon me fenë”, bëri thirrje për “paqe” dhe “unitet” në Lindjen e Mesme dhe shprehu keqardhje për eksodin masiv të të krishterëve nga zona. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts