728 x 90 Leaderboard

Intervistë e Mavrajt për Bild: Ndërsa jam në Mekë, shkëputem plotësisht nga futbolli

Futbollisti gjerman i Hamburgut, 31-vjeçari Mërgim Mavraj, ka vendosur që të kalojë pushimet dimërore në një mënyrë krejtësisht ndryshe. Në vend që të shijonte plazhet dhe hotelet luksoze, ky futbollist i cili njihet si një praktikues musliman, vendosi të shkonte në Mekë për të kryer një vizitë në vendet shenjta, dhe kryer një ritual të njohur ndryshe edhe si Umre.

Gazeta gjermane Bild bëri së fundi një intervistë me lojtarin shqiptar, ku ndër tjera u bisedua edhe për vizitën e tij në Mekë.

Për shumë muslimanë, vizita në Mekë është një qëllim jetësor. Cilat janë përvojat dhe përshtypjet tuaja?

Hera e dytë që isha atje. Meka është shumë, shumë mbresëlënëse dhe formuese. Është vend i përsosur ku ju mund të ndryshoni veten tuaj. Momenti kur ju e kuptoni në të vërtetë sesa gabime keni bërë në jetën tuaj, është një ndjenjë shumë  e veçantë vetëperceptimi dhe vetëkritike. Atje ju kaloni kohën ndryshe. Ju i kushtoni vëmendje gjithçkaje që bëni dhe thoni. Qëllimi juaj i përditshëm është të ndihmoni të tjerët. Është mbresëlënëse fakti se si ju silleni me njëri-tjetrin atje, dhe çfarë ndikon gjithë kjo te ju …

A mund ta shpjegoni këtë më mirë për ne?

Në Mekë ju harroni gjithçka rreth jush. Ekziston një energji jashtëzakonisht paqësore. Madje kam arritur që gjatë kohës sa isha atje të shkëputem plotësisht nga futbolli. Diku tjetër kjo nuk do të ishte e mundur. Pavarësisht nëse jeni për vizitë te prindërit tuaj ose jeni diku për pushime, nuk mund të shkëputeni njëqind për qind. Vetëm në Mekë arrij ta harroj futbollin në tërësi. /tesheshi.com/

 

 

Related posts