INTERVISTA/ Shpërthen për “Sputnik” kreu i Qendrës së Nish-it: Rusia do të mbetet më e fuqishmja në Ballkan!

Moska sfidon Beogradin por edhe Perëndimin dhe jep një mesazh shumë të fortë në lidhje me kërkesën për largimin e qendrës së spiunazhit në Nish.

Drejtori i kësaj qendre, i sapoemëruar, gjatë një interviste për “Sputnik” ka lënë mënjanë çdo politikesë dhe përgjigje diplomatike, duke shpallur troç dhe qartë: “Ne nuk do të largohemi nga Nishi, por do të jemi më të fuqishmit në Ballkan”. Viktor Guljeviç, deklaron se nuk i shkon aspak në mend të bindë Perëndimin nëse është qendër spiunazhi apo ushtarake.

“Unë nuk dua të komentoj mbi pretendimet se Rusia ka një ndikim të madh në Serbi dhe duhet të jetë marrëdhënie miqësore me vendet mike. Në fund të fundit, Rusia është një vend kaq i madh sa që nuk duhet t’i dëshmojë asgjë askujt”, tha Viktor Guljeviç. Ardhja e Viktor Guljeviç si komandanti, nxiti polemikat rreth qendrës “humanitare” serbo-ruse.

 

Cilat janë përshtypjet tuaja të para të Qendrës Humanitare Serbo-Ruse në Nish?

Nuk pres që të bëjmë gjëra gjigande. Thjesht ne duhet të jemi gati për çdo gjë. Ka dy poligone të mëdha që mund të përdoren për trajnime të ardhshme. Është mirë që qendra të jetë në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Detyra ime kryesore është ta bëj këtë një qendër trajnimi rajonale në Ballkan. Ky vend ka një perspektivë të madhe. E gjithë energjia ime do të fokusohet në këtë, dhe mënyra më e mirë e bashkëpunimit midis palëve ruse dhe serbe do të jetë shkëmbimi i përvojave midis shpëtimtarëve. Ne do të zgjasim bashkëpunimin tonë, si dhe miqësinë midis dy vendeve tona.

Ardhja juaj është një surprizë, por “Sputnik” zbuloi se keni pasur disa takime të rëndësishme në Moskë. A mund të na shpjegoni pak më me detaje?

Kush do të marrë vesh më shumë mbi këtë gjë le të lexojnë gazetarët. Unë kam një plan veprimi dhe s’më ka dhënë kush udhëzime politike. Unë e di se gjithmonë do të flasim keq për ne. Ju e dini se qendra është e hapur për të gjithë, të gjithë mund të vijnë e të shohin. Unë nuk do të komentoj mbi pretendimet se Rusia ka një ndikim të madh në Serbi. Duhet të qëndrojmë miqësorë me vendet mike. Në fund të fundit, Rusia është një vend kaq i madh sa që nuk duhet të provojë asgjë për këdo.

 

Kohët e fundit, zv.kryeministri rus Rogozin tha se qendra kishte nevojë për më shumë njerëz dhe pajisje. A do të vazhdojë të investohet në të, pa marrë parasysh presionin e Perëndimit?

Rogozin ka të drejtë. Më shumë pajisje dhe teknika mund të vijnë nga Rusia. Ne duam të punojmë me fëmijët në shkolla dhe universitete, me organizata vullnetare dhe shtetërore, qëllimi është që të trajnojmë sa më shumë serbë për t’u përgjigjur emergjencave. Dhjetë shpëtimtarë nga Rusia nuk mund të bëjnë shumë. Qëllimi ynë nuk është të krijojmë një qendër si ato në Rusi, ne jemi një vend i madh dhe në fund të fundit kemi shumë më tepër para, por ta përshtatim sistemin në Serbi.

Qendra u formua si një projekt afatgjatë që duhet t’i tregojë Serbisë se si të reagojë në situata emergjente, gjatë përmbytjeve të shpeshta dhe zjarreve. Ne duam të ndihmojmë në rivendosjen e sistemit të mbrojtjes

Ideja e themelimit të qendrës erdhi pasi ekspertët nga Rusia e hoqën aeroportin në Nish pas bombardimeve të NATO-s. Dëmet e atyre bombardimeve janë ende prezente sot. Cilat janë planet për këtë çështje?

Në nsh qendra u krijua pikërisht për të krijuar një grup të përbashkët humanitar që të mos ketë problem për të përballuar emergjenca të mëdha si ato që folët ju…

A e keni takuar Presidentin Putin para se të vinit këtu?

Nëse Vladimir dhe Putin do të më takonte do të isha vërtet i lumtur. Do të ishte shumë më e lehtë për mua të komunikoj me administratën dhe me të gjitha institucionet shtetërore në Serbi. Do të kisha symbol,  imazhin e tij, një shenjë që ai më dërgoi. Kjo do ta bëjë punën time më të lehtë, pasi Putini i hap të gjitha dyert.

Marrë nga “Sputnik”-/tesheshi.com/