INTERVISTA/ Meraku i një amerikani për Kosovën, William Walker: jo një rinie që braktis atdheun

Në një intervistë dhënë për KosovaPress, sh-shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së William Walker, njeriu që i zbuloi botës masakrën e serbëve në Reçak, tha se Amerika nuk është më ajo e dikurshmja në raport me Kosovën.

“Marrëdhëniet janë mirë, por nuk janë shumë të forta. 20 vjet më parë secili në Amerikë dinte diçka për Kosovën dhe secili këtu e donte Amerikën. Për të dyja anët kjo është zbehur paksa dhe mendoj qe shteti im (Amerika) nuk po bën gjithë atë që mundet për të ndihmuar Kosovën, miqtë tanë në Kosovë. Marrëdhënia është e mirë, nuk ka probleme të mëdha përveç harresës. Duhet të shpresojmë që të përmirësohet siç duhet. Jam paksa i zhgënjyer, por do të bëhet mirë”, shprehet Walker.

Sipas tij, Kosova e ka shumë të nevojshme mbështetjen e SHBA, e për këtë, siç tha, duhet punuar fort, duke nisur që nga ai i pari.

“Duhet të punoni edhe në atë dhe unë du het të punoj gjithashtu. Shtetet e Bashkuara kanë shumë probleme tjera. Kosova ka kaluar disi në prapavijë. Duhet të rindezim interesin e Amerikës për këtë shtet. Amerika ishte shumë e përfshirë në krijimin e Kosovës, Amerika duhet të jetë shumë e interesuar për të ardhmen e Kosovës, për të mos harruar ëndrrën e kosovarëve”, theksoi ish-diplomati amerikan.

Ai njëherësh ka kërkuar që rinia kosovare të mos e lëshojnë Kosovën.

“Mesazhi im për Kosovën është ta mbajë ritmin. Bëni atë që mendoni që është më e mira për Kosovën. Provoni të mbani rininë të cilën e edukoni këtu. Mos i leni të shkojnë në Gjermani, në Francë. Për tu dukur edhe më mirë, Kosova ka nevojë për punën e të gjithëve për të arritur atë. Nuk më pëlqen të dëgjoj si kosovarët ikin në Gjermani, Britani të Madhe e SHBA. Mesazhi im është: rrini këtu, punoni për Kosovën. Çdo herë po bëhet më mirë dhe të gjithë duhet të jemi optimistë”, tha Walker. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts