Auto Dak
Auto Dak

INTERVISTA/ Ç’ngjau e ç’po ngjet me Kosovën e pasluftës? Ta shpjegosh sipas Ibën Haldunit

Sociologu kosovar Ferdi Kamberi sapo ka nxjerrë librin e tij të dytë profesional – “Dilemat e Tranzicionit”, një skaner i Kosovës së pasluftës, për të gjitha plagët e saj sociale.

Në një intervistë, ai shpjegon shtytjen për këtë libër, përmbatjen e tij dhe faktin se sa i ndih ai edhe mendimit politik.

Intervistoi: Shkëlzen Rrecaj  

Cili qe ai shkëndijim fillestar për t’i kushtuar një libër çështjeve të tranzicionit, në Kosovë e më gjerë?

Kosova që nga viti 1999 e këtej në vazhdimësi është ballafaquar me një periudhë të tej zgjatur të tranzicionit, periudhë kjo e cilaka prodhuar një krizë të vlerave që gjetiu ka atakuar krizën e identitetit tëshoqërisë dhe ka sjellë një mori pasojash sociale për individin, familjen, komunitetin dhe vetë shoqërinë. Prandaj, duke vrojtuar për së afërmi problemet, fenomenet shoqërore të cilat kanë ndodhur gjatë këtyre dekadave në shoqërinë shqiptare në përgjithësi, përmes eseve sociologjike dhe dioptrisë analitike kemi shtjelluar një mori tëtemave, të cilat pastaj janë përmbledhur në një libër të tillë me të vetmin qëllim që lexuesi shqiptarë të njihet më për së afërmi me këto fenomene dhe të ketë një vetëdijesim gjithëshoqëror mbi rrezikun eventual tëtyre. Pjesa më e madhe e shoqërive të rajonit tani më kanë kaluar periudhën e tranzicionit (e cila nënkupton ndryshim, transformim prej një procesi në procesin tjetër dhe shpeshherë ky term ka nënkuptuar një transformim të sistemit politik, ekonomik, social dhe kulturor në një sistem të ri) përveç shoqërisë shqiptare e cila po atakohet në vazhdimësi dhe një gjë e tillë padyshim se ka reflektuar edhe në probleme dhe sfida të tjera, si dhe ka ndikuar që shumë virtyte të cilat dikur kanë qenë pjesë e trashëgimisë dhe identitetit shqiptar siç janë humanizmi dhe solidariteti social, të zbehen apo të jenë fare pak prezentë, virtyte të cilat sipas Ibën Haldunit janë “çelësi i mirëqenies materiale dhe shpirtërore në një shoqëri”.

Sot tranzicioni si në rrafshin kulturor po ashtu edhe në atë social ka prodhuar më shumë kuantitet se sa kualitet, ka prodhuar një muzikë e cila shikohet por nuk dëgjohet, ka bërë që libri më shumë të shikohet sipërfaqësisht se sa lexohet, ka bërë që shkopi magjik – interneti t’i pasivizon njerëzit, të krijon blloqe sociale ndaj njerëzve dhe t’i individualizon tej mase etj.

Ç’synon libri?

Libri “Dilemat e Tranzicionit” është një libër shumëdimensional i cili fokusohet tek fenomenet shoqërore në shoqërinë shqiptare dhe krahasuar me shoqëritë tjera bashkëkohore. Libri është një trajtesë e komenteve sociologjike, i ndarë 5 kapituj të ndryshme të cilat trajtojnë problemet dhe dertin e njeriut modern në shoqërinë shqiptare sipas fushave përkatëse. Temat e shtjelluara në këtë libër janë të ndryshme: tjetërsimi i njeriut dhe rënia e solidaritetit shoqëror tradicional duke marrë forma të reja solidariteti bashkëkohor, rritja e abuzimeve të substancave psiko-aktive nga grupmoshat e reja, martesat e hershme, ndryshimet në strukturën e familjes dhe të farefisnisë, kriza e vlerave dhe ajo identitare, varësia nga mediat sociale, shoundi dhe kiçi, politika dhe arti, diversiteti dhe toleranca, përplasja e religjionit me sekularizmin, disa shpjegime keqkuptuese mbi shkaqet dhe pasojat e divorcit, etj. Me fjalë të tjera, libri synon që të paraqes një letërnjoftim mbi problemet dhe fenomenet sociale të cilat kanë kapluar shoqërinë shqiptare dhe ajo gjendet në mes të një ngërçi të solidaritetit mekanik dhe atij organik, që nënkupton se lidhjet e vjetra janë duke u zëvendësuar me lidhjet e reja në shoqëri dhe këtu kemi një stagnim gjatë zëvendësimit të këtyre lidhjeve në fjalë. Prandaj, libri adreson tema të rëndësishme dhe aktuale të cilat janë në koherencë me kohën dhe janë të domosdoshme për trajtimin e tyre, në mënyrë që shoqëria shqiptare të t’i minimizoj këto fenomene dhe të orientohet kah vlerat e mirëfillta shoqërore. Libri fokus ka një audiencë mjaftë të gjerë përfshirë këtu: të dy gjinitë, moshat e ndryshme, komunitetin shkencorë, studentët, organizatat e shoqërisë civile, mediet, si dhe shoqërinë e gjerë.

Ju si sociolog, a e ndjeni që ligjërimi politik, por dhe ai mediatik,  iu është futur pak në sinore: i shpjegojnë gjërat pa sociolog!

Sot, jemi dëshmitarë që në shoqërinë shqiptare më shumë ka mediokritet se sa vlera të mirëfillta shoqërore për të cilat ka nevojë vetë shoqëria. Një gjë e tillë vërehet që nga edukimi ku për fat ka më shumë kuantitet se sa kualitet, pastaj arti, muzika, politika, mediet, si dhe shumë fenomene të tjera të cilat janë edhe të pasqyruara në esetëe këtij libri. Në pjesën më të madhe të rasteve disi roli i sociologut është zbehur ndoshta kjo edhe si rezultat i mos angazhimit aq sa duhet të vetë sociologëve, por edhe mungesës së sociologëve të mirëfilltë. Një gjë e tillë vërehet pothuajse kudo. Shoqëria shqiptare ka nevojë për sociologë, jo vetëm që ata/ato të mbarojnë fushën (studimin) e sociologjisë, por edhe sociologë të cilët japin prognoza, japin kontributin e tyre për shoqërinë dhe “shërojnë” shoqërinë nga fenomenet e ndryshme të cilat tani më kanë atakuar atë. Medoemos duhet theksuar se fatkeqësisht si diskursi politik po ashtu edhe ai mediatik vuajnë nga njëhedonizëm i cili si duket është shndërruar në norma shoqërore dhe vlera. Narrativi i shtjelluar në diskurset në fjalë pa sociologjinë është sikurse marrja e terapisë pa udhëzimet e mjekut. Prandaj, përderisa shoqëria bashkëkohore ka vendosur vendin e sociologut në postulate tepër të rëndësishme, tek shoqëria shqiptare gjërat akoma shpjegohen apo interpretohen me konceptin e “tahminit”. Kjo për pasojë mund të prodhon efekte negative në shoqëri, si në medie, politikë, art, kulturë, diskurse, etj.

Sa e nevojshme është qasja sociologjike për t’i shpjeguar fenomenet e shoqërisë në funksion të një pasqyre më reale?

Mendoj se sociologjia si shkencë ka evoluar dukshëm në dekadat e fundit dhe mund të themi se tani më sociologjia është duke shkuar më shumë kah një mikrosociologji në specializimin e gjërave më të vogla se sa kah një makrosociologji, megjithëse këtu ndikim ka pasur edhe zhvillimi i teknologjisë, informatikës, shkencës, mediet dhe shoqëria civile. Në kontekstin shqiptar kemi një sociologji e cila ka evoluar dukshëm në raport me shtetet e rajonit dhe më gjerë, por që akoma nevojitet që të kenë produkte konkrete të cilat do të ndikonin drejtpërdrejtë në dobi të shoqërisë. Normalisht që kjo ndërlidhet edhe me aspektin e instituteve të ndryshme, financave, si dhe faktorëve të tjerë. Shekulli XXI është shekull i dijes, artit, kulturës, shkencës, informatikës dhe teknologjisë dhe si i tillë ka nevojë për pasqyrimin e gjërave nga dioptria e sociologut. Madje, vetëËrightMillsflet për konceptin e “imagjinatës sociologjike” që sipas tij ka të bëjë me “aftësi të mendjes”, e cila na mundëson të kuptojmë mënyrat se si biografia jonë, si individë, ndërthuret me rrjedhën e zhvillimeve historike; ajo na ndihmon të kuptojmë se ç’ndodh në botën shoqërore që na rrethon, si dhe ta shpjegojmë atë që ndodh.Pra, imagjinata sociologjike nandihmon të kuptojmë faktin që ne jemi njëherësh individualë dhe socialë, unikë dhe të zakonshëm, privatë dhe publikë. Ajo na ndihmon që t’i shohim e t’ikuptojmë shqetësimet tona personale si pjesë të problemeve më të gjera të shoqërisë në të cilën jetojmë”. Në këtë kontekst, roli i sociologut është jashtëzakonisht i lartë i cili përmes metodave të ndryshme sociologjike vrojton shoqërinë, analizon raportet ndërshoqërore dhe ndikon që përmes recetave shëruese problemet apo fenomenet sociale të minimizohen.

Por sociologjia vetëm konstaton, apo dhe mundet të japë dhe receta shëruese? 

Në fakt, roli i sociologjisë është që të hulumton fenomenet sociale, të analizon, të konstaton, si dhe në fund të jep propozimet se kah do të ecën shoqëria apo cilat janë rrugëtimet e saj. Sociologu është mjeku i shoqërisë dhe çdo recetë përmes studimeve racionale është një ndihmesë e shoqërisë që të del nga labirintet në të cilat është futur ajo.

Sa u duhet institucioneve apo dhe politikës ky libër?

Temat e trajtuara në këtë libër janë tema aktuale të cilat do të duhej të marrin vëmendjen edhe të institucioneve të vendit edhe të politikës për shkak se janë tema mjaft aktuale dhe të nevojshme për kohën në të cilën po jetojmë. Ndaj, temat e shtjelluara përmes kapitujve janë edhe një letërnjoftim si për institucione po ashtu edhe për politikën për të parë më për së afërmi problemet dhe fenomenet me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare. Për këtë qëllim edhe vetë e ideja e këtij libri ka lindur si rezultat i një nevoje për të reflektuar për fenomenet shoqërore në shoqërinë tonë, e të cilat janë shndërruar në normalitet; në rutinë dhe disa prej të cilave janë duke shkaktuar pasoja, dilema, kriza e keqkuptime.

A mundet të jetë ky libër referencë për ta shpjeguar Kosovën, por dhe kohën që jetojmë?

Si sociolog por edhe studiues të shoqërisë jemi munduar që të pasqyrojmë një realitet tranzitor në të cilën jeton shoqëria jonë dhe për këtë qëllim kemi përmbledhur 5 kapituj, në mënyrë që libri të ketë një “hartëkognitive/njohëse” mbi këto fenomene. Prandaj, lexuesi është ai i cili vlerëson se A është libri një referencë e duhur apo jo dhe A është në kohën e duhur…! /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts