Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

INTERVISTA/ Albin Kurti: dhelpëria europiane në dialogun me Serbinë, pse Thaçi duhet të ikë dhe ç’ishte biseda me Ramën

Kryeministri në pritje i Kosovës Albin Kurti, e ka quajtur si një “ndeshje miqësore” takimin e bisedën disaorëshe me kryeministrin Rama dy net në më parë. Ai dha një intervistë për ABC News, ku dhe njëherë konfirmoi se Rama nuk është për këmbim territori.

“Kishim një takim 5-orësh, kishim një ndeshje miqësore 5 oreshë, e cila u ndërpre për 45 minuta kur erdhi Depardie. Më pas ne vazhduam për temat e rëndësishme për Shqipërinë e Kosvën e të dyja bashkë.

Kryeministri nuk e mbështet shkëmbimin e territorit, territori nuk është mall për shkëmbim”, tha Kurti.

Ndërkohë, risi e tij në këtë intervistë, qe thirrja drejtuar presidentit Thaçi për t’u dorëhequr, e kjo sipas tij nga vetë rezultati i 6 Tetorit.

“Thaçi do të bënte mirë të tërhiqej se populli ka vendosur për ndryshim”, theksoi Kurti.

Njeriu që pret të udhëheqë Kosovën, qartësoi dhe njëherë ndryshimin e qasjes së deritanishme në dialogun me Serbinë, ku potencoi dhe një dhelpëri europiane sipas tij.

“6 vjet kemi bërë negociata me Serbinë dhe për çdo javë e çdo ditë thoshin që na përshpejton integrimin, por ne ende nuk kemi liberalizim vizash. Nuk kam si mos konstatoj një urgjencë fallco të kësaj çështjeje që na detyron të veprojmë pa menduar. Dhe të mendosh do të thotë t’ia kërkosh borxhin Serbisë, se Serbia është borxhli, se na ka vrarë 10 mijë civilë, ka përdhunuar 20 mijë vajza nëna e motrat tona dhe mbi një mijë fëmijë janë vrarë para 20 vjetëve kur presidenti serb ishte ministër i informatave”, tha Kurti, duke shtuar:  “Unë fola për fakte, jo për emocione, dhe me presidentin serb do kemi dialog me parime të qarta dhe të sakta dhe do kemi shqyrtim paraprak të marrëveshjeve përgjatë 6-vjeçarit.

Do kërkojmë borxhin e Serbisë, do kemi ekipin tonë negociator që do e prij unë dhe aty do kemi dhe vijat tona të kuqe”, theksoi Albin Kurti, raporton ABC News. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts