E PAZAKONTË/ Shkolla ku nuk mund të diplomoheni nëse nuk punoni në fermë!

Një grup adoleshentësh mblidhen në heshtje pak para se të zbardhë dita. Të veshur me rroba të ngrohta, ata nisin punën për të ushqyer dhe vëzhguar zogjtë e fermës, e më pas për t’i bërë gati për t’i gatuar.

Këta nuk janë çfarëdo të rinjsh, por janë nxënësit e shkollave të mesme në Olney Friends School, që ndodhet në Ohajo.

Është një rregull i qartë në këtë shkollë: Nuk diplomohesh dot po nuk dite të merresh me fermën.

Për shumë vite shkolla Olney ka integruar punën në fermë dhe prodhimin e ushqimit në çdo aspekt të jetës së studentëve, nga hambari e deri në kuzhinë.

Ferma e shkollës ka 52 lopë dhe viça, 8 dhi, 150 pula dhe zogj. Studentët mbledhin dhe përgatisin gjithë ushqimin për kafshë, dhe në fund, u kthehen mësimeve.

Por puna në fermë u mëson edhe nga biologjia, ku mund të kuptojnë inseminimin artificial. Javën e ardhshme ata mund ta vizitojnë serën për të ndihmuar polenizimin e pemëve për të siguruar një korrje më të madhe. Një klasën e artit punohet në dizajnet e serrës. Punët e fermës janë të integruara mirë në klasë.

Por si ka ardhur deri te ky trend që ndjek kjo shkollë?

“Qëllimi ynë është që studentët tanë, që do të jenë qytetarë që sjellin dhe miratojnë vendime në të ardhmën, të jenë të zgjuar dhe me vetëdije sociale. Ferma është një vend i mrekullueshëm për të kuptuar mësimet në kompleksitetin e sistemeve të qëndrueshme”, theksojnë autoritetet e shkollës.

Shkolla ka studentë ndërkombëtarë – që llogaritet të jetë mbi 30 përqind. Ata e flasin gjuhën angleze si gjuhë të dytë. Shumica e studentëve të Olney jetojnë në konvikt me orar të plotë. Mensa shërben tre vakte në ditë, shtatë ditë në javë dhe arrin të përdorë ushqimin që rrjedh nga ferma apo zona lokale. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts