Interesante, prodhohen karrige me rrota për pulat e gjelat që nuk ecin dot

Një grua nga Melbourne po krijon karrige me rrota për gjelat dhe pulat që ato të mund të ecin sërish vetë.

Drejtoresha e Kujdesit për fëmijët,  ka qepur me dorë karriget në garazhin e saj në Murrumbeena dhe ka bërë më shumë se 100 paisje me madhësinë e shpendëve që nga fillimi i vitit.

“E vetme kam bërë të gjithë qepjet në dhomën time të gjumit dhe në garazh,’-tha ajo për ABC News. “Nuk është përfituese, është një punë që e bëj me dashuri.”

Ajo e filloi biznesin e saj kur vuri re një pulë që kishte shpëtuar, se kishte nevojë për asistencë për të ecur.

Karriget përdoren më shumë në Amerikë, ku pulat shpesh duhen të futen brenda gjatë dimrit të ftohtë dhe bëhen pjesë e familjes, por gjithashtu dërgon edhe në Zelandën e Re, Danimarkë, Gjermani, Kanada e Mbretërinë e Bashkuar.

Karriget vijnë në pesë ngjyra të ndryshme dhe kushtojnë 45 dollarë secila./tesheshi.com/