Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

INTERESANTE/ Basha kujtohet të kujtojë Arbnorin: Njeriu pa mllef!

Kreu demokrat Basha kujtoi të ndjerin Pjetër Arbnori në përvjetorin e tij të lindjes, një figurë e PD-së, ardhur nga një persekutim i gjatë në komunizëm, me mbi dy dekada burg.

“Dua të kujtoj sot me nderim të veçantë ditëlindjen e Pjetër Arbnorit, politikanit, shkrimtarit, përkthyesit dhe humanistit të madh që kaloi 28 vite të rinisë së tij në burgjet famëkeqe të komunizmit.

Pjetër Arbnori i përkiste një plejade politikanësh të rrallë, të cilët nuk bënë kurrë kompromis me të keqen, që nuk u epën para presioneve apo privilegjeve. Që deri ditën e fundit luftuan dhe u përpoqën për idealet e tyre pavarësisht vështirësive të kohës”, shkruan Basha.

Interesant më pas është fakti se kreu i PD-së potencon faktin e një etike politike që e bënte të veçantë të ndjerin Arbnori: sjellja me kundërshtarët politikë.

“Siç thoshte vetë ‘Mandela i Ballkanit’, qëndresën ja kishte edukuar familja, shkolla, leximet dhe eksperienca e gjatë e miqve të burgut politik. Frika, zilia dhe tundimi për privilegje, sipas tij ishin rrugët që na bashkojnë me të keqen.

Dhe gjatë gjithë jetës së tij, në rini si desident e më vonë si deputet dhe drejtues i parlamentit, Pjetër Arbnori i tejkaloi me sukses këto sfida, duke u shndërruar në politikanin model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend.

Le ta nderojmë sot Pjetër Arbnorin, gjurmët e pashlyera të tij në historinë e Shqipërisë me urimin dhe shpresën se vlerat që ai solli në politikën shqiptare do të trashëgohen dhe nga brezat e rinj të politikës”, shkruan Basha, duke veçuar pra faktin se ai nuk kishte mllef.

Thuhet kjo nga Basha m’u në kohën e një mllefosjeje të rëndë në sjelljen e opozitës karshi rivalit politik në pushtet, që është dhe ceni më i rëndë i saj etik, gati trashëgimor në stilin e politikëbërjes.

Nga ana tjetër, më shumë se Arbnorin, PD nderon Hajdarin.

Ndërkohë, Pjetër Arbnori do të mbahet mend për cilësimin e PS-së me shprehjen monumentale: “Nuk jeni socialista por specialsta!” /tesheshi.com/    

auto pjese dak

Related posts