Instagram bëhet bujar, sjell opsionin e shumëkërkuar

Jemi gati të bindur që opsioni i ri i Instagram-it do t’ua ndryshojë krejtësisht humorin e ditës.

Të gjithë ata që nuk i doni fare në Instagram-in tuaj, por për një arsye apo një tjetër nuk i bëni dot Unfollow, ka një tjetër zgjidhje. Opsioni Mute i heq automatikisht të drejtën ndjekësve që ju zgjidhni për të mos parë postimet apo story-it tuaja.

Ose dhe e kundërta. Të gjithë kanë në listën e tyre dikë që poston pafund dhe thjesht është bërë i bezdisshëm. Që tani, vetëm duke klikuar opsionin Mute, do të shpëtoni prej tij/saj dhe s’do të merrni më kurrë vesh ç’bëhet prej tyre.

Ndonëse Facebook-u dhe Twitter-i e kanë patur që më herët këtë opsion, kur vjen puna tek Instagram-i, merr krejtësisht vlerë tjetër.

Askush nuk lëndohet nga “unfollow” dhe të gjithë janë të lumtur me punët e tyre. E zgjidhni ju nëse zgjidhni që vetëm fotot e tyre të mos ju shfaqen në kryefaqe apo edhe story-it.

Mos u shqetësoni nëse ende nuk ju shfaqet ky ospsion në Instagram-et tuaja. Duhen edhe disa javë që të jetë zyrtarisht i aplikueshëm./tesheshi.com/

Related posts