Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Inisiativa humane: biçikleta të vjetra, dhuratë për refugjatët dhe azilkërkuesit

Një aktivitet është nisur në Birmingham, në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim përdorimin e një biçiklete nga të pamundurit mes refugjatëve dhe azilkërkuesve, shkruan gazeta britanike The Guardian.

Aktiviteti kryhet nga Projekti Bike, me qendër në Londër.

Ata marrin biçikleta të braktisura dhe i dhurojnë ato kryesisht për refugjatë dhe azilkërkues në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne besojmë se asnjë azilkërkues në MB nuk duhet të detyrohet të zgjedhë midis një autobusi dhe një vakti të ngrohtë”, tha Nicola Hill.

Azilkërkuesit marrin 37,75 paund në javë. “Udhëtimet me autobusë në javë mund të kushtojnë deri në 21 paund. Shumë prej tyre janë të varfër dhe të izoluar nga shoqëria. Ata nuk kanë akses në shërbimet themelore,” shtoi ajo.

Në funksion të sa më sipër, njihet rëndësia e biçikletës.

Sipas Hill, biçikleta luan rolin e ndryshimeve shoqërore.

Organizata shet biçikleta të vjetra dhe ajo mbështetet nga shoqatat e çiklistëve dhe motorëve, raporton The Guardian. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts