Info për hyrje me forcë në parlament, Ruçi anullon seancën e së enjtes

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi kumtoi anullimin e seancës së të enjtes, pas informacioneve se protesta e opozitës që është planifikuar para parlamentit ka si synim hyrjen e njerëzve me forcë në të, e ndoshta ushtrimin e dhunës mbi deputetët e mazhorancës.

“Shumica ka detyrë të mbrojë stabilitetin e vendit. Në këto kushte duke pasur parasysh apelin e partnerëve strategjikë dhe informacionet e organeve ligjzbatuese duke ndjekur ruajtjen e integritetit të Kuvendit dhe deputetëve, ftoj kolegët, të më mirëkuptojmë për të mos e zhvilluar seancën e datës 21 shkurt, ditën e enjte në orën 10:00” tha Ruçi.

Vendi i tij pasoi një deklaratë të policies ku thuhej  se “nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts