Infermierët i plotësojnë dëshirën e fundit gruas që vuan nga kanceri

Një grua me sëmundje të rëndë (kancer terminal) nga Australia ka realizuar dëshirën e saj të fundit pasi i ka shprehur mjekëve se kërkon të shkojë në plazh.

Fotografia ku ajo qëndron në një krevat spitali buzë detit, me një person pranë është bërë virale në rrjete sociale.

Ajo së bashku me një infermier po shikojnë ujin e Hervey Bay, një qytet bregdetar në jug të Queensland.

Zyrtarja Helen Donaldson tha se stafi po e transportonte pacienten në njësinë e kujdesit qetësues në një spital lokal kur shprehu se dëshironte vetëm të shkonte në plazh.

“Stafi bëri një devijim të vogël për në plazhin e Hervey Bay për t’i dhënë pacientes një mundësi. Ajo u përlot dhe u ndje shumë e lumtur. Ndonjëherë nuk është droga, ushtrimi apo aftësitë, por gjtihcka nevojitet për një ndryshim është ndjeshmëria,” – shkruajti ajo në një postim.

Fotografia është shpërndarë mbi 12 mijë herë që kur u publikua në Facebook të mërkurën./tesheshi.com/