India në shok: asnjë vajzë e lindur për tre muaj në 132 fshatra

India është shokuar nga njoftimet se në 132 fshatra të rrethit Uttarkashi nuk ka lindur asnjë vajzë në 3 muajt e fundit. Kjo ka bërë që vendi të nisë një hetim mbi abortet e dyshimta selektive (gjinore), krim për të cilin India qëndron në top listë.

Autoritetet në Uttarkashi thanë se niveli zyrtar i lindjeve ishte “alarmues” dhe vuri në dukje përhapjen e jashtëzakonshme të eliminimit të foshnjave vajza në barkun e nënës – femicidit.

Të 132 fshatrat ku asnjë vajzë nuk ka lindur gjatë tre muajve është shënuar si pjesë e një “zone të kuqe”, që do të thotë se ordinancat lokale do të shqyrtohen rreptësisht edhe nga punonjësit e shëndetësisë.

India e ka nxjerrë si të jashtëligjshëm abortin selektiv të fetuseve femra në vitin 1994, por praktika mbetet e zakonshme në vend. Prindërit shpesh i shohin djemtë si shtylla të familjes dhe vajzat si detyrime të kushtueshme.

Regjistrimi i fundit i popullsisë, i kryer në vitin 2011, zbuloi se në Indi ka vetëm 943 femra për 1,000 meshkuj.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts