728 x 90 Leaderboard

Indi, dënimi me vdekje nuk jep efekt: përdhunohet vajza 7 vjeçe, prindërit vërshojnë në rrugë

Prindërit e shumtë protestuan para një shkolle publike në Nju Delhi të premten, pasi një elektricist përdhunoi një vajzë 7-vjeçare në mjediset e shkollës, tha policia.

Elektriçisti 31-vjeçar u arrestua pasi viktima e denoncoi atë.

Media lokale raportoi se i dyshuari, i cili ishte punësuar nga shkolla një muaj më parë, e tërhoqi vajzën në një dhomë të izoluar në shkollë, ndërsa po përgatitej të shkonte në shtëpi.

India ka një reputacion të zymtë të dhunës seksuale. Rreth 19,000 sulme ndaj fëmijëve të mitur janë raportuar në vitin 2016, por aktivistët thonë se një numër i madh i rasteve të abuzimit nuk vjen në polici për shkak të stigmës shoqërore të dhunës seksuale.

Në janar, një vajzë 8 vjeçe vdiq ndërsa u rrëmbye dhe u përdhunua në një vend të fshehtë në shtetin verior të Jammu dhe Kashmir.

Ky rast çoi në rikthimin e dënimit me vdekje për vajzat e dhunuara nën moshën 12-vjeçare. /tesheshi.com/

Related posts