Incidenti me karateistët kosovarë, ambasadori amerikan në Prishtinë: politika po shkatërron ëndrrat e sportistëve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas incidentit me karateistët të Kosovës, të cilët gjatë ditës së mërkurë, iu ndalua hyrja në Serbi për të marr pjesë në garat evropiane.

Kjo ndalesë e ka bërë ambasadorin Delawie të reagojë, duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve duhet së paku të garantoj garat ndërkombëtare për sportistë.

“Është e trishtuar të shohësh ëndrrat e tyre të shkatërruara nga politika ndërkombëtare mbi të cilat nuk kanë kontroll”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Për rastin në fjalë Federata e Karatesë ka thënë se do të ankohet në instancat ndërkombëtare pasi me vendimin e marrë Serbia po dëmton sportistët.

Përfaqësuesja e karatesë do të duhej të merrte pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë. /tesheshi.com/

Related posts