Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Incidentet me Olympique, PSG: Ç’i ndodhi Neymar-it tonë që doli me të kuqe

Klubi francez Paris Saint-Germain (PSG) ka dhënë mbështetje për futbollistin brazilian Neymar, i cili pretendon se futbollisti i Olympique de Marseille, Alvaro Gonzalez e ka fyer atë në mënyrë raciste.

Një deklaratë nga klubi tha se nuk kishte vend për racizëm në komunitet dhe futboll.

“PSG mbështet fuqimisht Neymar i cili është shënjestra e fyerjeve raciste nga një lojtar kundërshtar,” tha deklarata.

Gjithashtu u tha që pritet një hetim për këtë rast dhe zbulimi i së vërtetës.

Në ndeshjen midis PSG dhe Olympique de Marseille, Neymar, Leandro Paredes dhe Layvin Kurzawa (PSG), si dhe Jordan Amavi dhe Dario Benedetto (Olimpique Marseille) morën një karton të kuq.

Neymar shkroi në Twitter pas ndeshjes se Alvaro Gonzalez nga klubi kundërshtar i dërgoi atij fjalë të motivuara nga racizmi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts