728 x 90 Leaderboard

Incident në një qendër turistike në Kinë: tavani zë poshtë njerëzit (video)

Të paktën nëntë turistë u plagosën pasi dekori i një tavani ra papritur mbi ta teksa po zbrisnin në shkallët lëvizëse të një kompleksi. Ngjarja u shënua në qytetin kinez të Huajin, në provincën veriperëndimore të Shansi.

Aksidenti ndodhi në qendrën turistike në malin Huashan.

Ekipet e shpëtimit menjëherë arritën në vendin e ngjarjes dhe shpëtuan njerëzit e mbetur nën rrënoja duke i transportuar në një spital aty pranë.

Autoritetet e kësaj zone turistike formuan një ekip për të hetuar shkaqet e aksidentit. Zona në të cilën aksidenti ka ndodhur aktualisht është e mbyllur për vizitorët.

Ndiqeni së ç’ndodhi:

Related posts