Imri Ajeti, asambleisti i vetëm shqiptar në Graçanicën serbe: jo betim pa flamurin e Kosovës!

Pas katër vitesh, në komunën e Graçanicës të dominuar nga serbët do të dëgjohet edhe zëri i shqiptarëve. Kjo falë bashkimit të partive PDK, LDK, AAK e AKR në një Iniciativë Qytetare Shqiptare (IQSH) që dha frytin e saj, pra një asambleist, ku votat e mjaftueshme i mori bartësi i listës së kësaj iniciative, Imri Ajeti nga LDK.

Ai shprehet i bindur se vota e tij do bëjë që shqiptarët ta marrin edhe postin e nënkryetarit të komunës për herë të parë, pozitë të cilën ja garaton edhe ligji komuniteteve pakicë.

Ajeti, në një intervistë për tesheshi.com shprehet se do jetë zë i fuqishëm i shqiptarëve e pakicave tjera në Graçanicë, dhe se do të reagojë fuqishëm për çdo shkelje që mund të bëhet, si dhe nëse tentohet të mos respektohen ligjet e Kosovës nga serbët.
Intervistoi: Blendi Gashi

Jeni zgjedhur asamblesit në komunën e Graçanicës e dominuar nga serbët. A ju kanë uruar kolegët serbë që janë zgjedhur në këtë pozitë? Po nga politika shqiptare?

Jo ende nuk më ka uruar askush nga politikanët e komunitetit serb në Graçanicë. Nuk kam pasur asnjë kontakt me asnjë prej tyre. Po pres që të çertifikohen rezultatet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe më pastaj ndoshta marrë urime edhe prej tyre.

Kurse kam marrë urime nga politikanët shqiptarë, nga partia ime LDK, por edhe nga PDK-ja. Ata janë të kënaqur që pas katër viteve një shqiptar bëhet pjesë e asamblesë komunale të Graçanicës.

A do qëndrosh në sallë nëse betimi nuk bëhet sipas ligjeve të Republikës së Kosovës?

Për çdo çështje që është jashtëligjore, jashtë kornizave të Republikës së Kosovës do e ngrejë fuqishëm zërin në Kuvendin Komunal por jo vetëm. Unë nuk betohem nëse nuk është prezent flamuri i shtetit të Kosovës dhe nuk më respektohen drejtat që më takojnë me status si asambleist. Vota e ime këtë rast është vendimarrëse për shumë gjëra, pasi kërkohen 2/3 e votave, 50+1 votë e komuniteteve, andaj do jem zë i fuqishëm i shqiptarëve por edhe komuniteteve tjera.

Çfarë bashkëpunimi prisni të keni me kolegët serbë?

Unë nuk do të përzihem në çështjet politike, ato duhet t’ia lëmë nivelit më të lartë, kurse ne si asamblesit duhet të përqendrohemi në problemet e qytetarëve të Graçanicës dhe fshatrave të saj.

Sa pritni të keni vështirë si asambleist kur do jeni i vetmi shqiptar?

Nuk do të jetë një punë e lehtë për mua si asambleist, por do mundohem të punojë shumë të mos shkelen të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve tjera.

Me ç’probleme përballen shqiptarët në Graçanicë?

Në vizitat që kam bërë gjatë fushatës në fshatrat e banuara me shqiptarë, romë dhe ashkali, janë ankuar për infrastrukturën e dobët, papunësinë, por edhe problemet e gjuhësisë brenda komunës.

Pika e parë që do e shtroj do jetë lehtësimi i komunikimit për qytetarët shqiptarë. Shumë prej tyre nuk e dinë gjuhën serbe dhe hasin në probleme kur shkojnë në komunë për të nxjerrë një dokument. Unë do të kërkojë të punësohet një zyrtar shqiptarë në administratë që të tejkalohen këto probleme, por edhe në ambulansa të ketë të punësuar shqiptarë në mënyrë që të mos ketë ngecje në komunikim.

Ju e keni në dorë ta zgjedhni edhe nënkryetarin nga pakicat? Sipas marrëveshjes që keni bërë me partitë shqiptare pa Vetëvendosje-n, pozita e nënkryetarit duhet t’i takojë Arton Samilit nga PDK?

Në bazë të ligjit, nënkryetari i takon komuniteteve, por edhe e kemi marrëveshjen si LDK me PDK që kjo pozitë t’i takon Arton Smajlit. Unë si asambleist shqiptar nuk e votoj asnjë kandidat tjetër për këtë pozitë.

Ndërkaq, vlen ta theksoj se po t’i bashkangjitej edhe Vetëvendosje, Iniciativës së partive shqiptare sigurisht shqiptarët do përfaqësoheshin me dy asamblesitë, por ata nuk e bën një gjë të tillë.

Cili është mesazhi juaj për kryetarin e Graçanicës dhe asambleistët serbë?

Të kemi një bashëpunim të mirë, problemet e qytetarëve t’i zgjidhim bashkarisht, kurse problemet e mëdha politike t’i lëjmë anash, mos të merremi si asambleistë me to. /tesheshi.com/