Imazhet e një finaleje: nuk ka si Reali!

Ngado që ta shohësh finalen e Kievit, përfundimi është i njëjti: supremacia e Realit të Madridit në Champions League është e padiskutueshme!

Vërtet, qe një mbrëmje makthi për Liverpulin. Fillimisht dëmtimi i Salah-ut, më pas gafat e Karius-it…

Qe po ashtu një mbrëmje ëndërr për uellsianin Bale. Dy gola të mrekullueshëm; i pari sigurisht që bën pjesë te më të bukurit e Champions League-s.

Në fund: 3-1!

Për të tretin sezon rresht fituesi është veç një. Skuadra e mbretërorëve madrilenë, skuadra e galaktikëve madrilenë!

Për “Marca”-n, është Reali më i mirë në histori.

“Tre Champions League radhazi, katër në pesë vite, në periudhën më të vështirë të ndeshur, me Messi-n dhe shumë të tjerë kundër… Reali ka fituar të drejtën për t’u krenuar si më i miri Madrid në histori.”

Në një tjetër të përditshme sportive spanjolle nuk thuhet më Liga e Kampionëve, por Liga e Realit të Madridit.

Sa për Liverpulin, dalja e Salah-ut nga fusha me lot në sy paralajmëroi gjithçka. Mbase jo gafat e portierit Karius, por humbjen sigurisht që po.

“Çfarë mund të them për golat? Ne shënuam një, ata shënuan tre!” Kaq mund të thotë Jurgen Klopp.

“Kur historia e finales së kësaj Champions League të tregohet nga këndvështrimi i Liverpulit, do të jetë rrëfenja e makthit të Karius-it përkrah të lëndimit të Salah-ut,” shkruan përpikërisht BBC-ja. /tesheshi.com/  

     

Related posts