Auto Dak
Auto Dak

IKONIKE/ Si e puthte armën e ushtarit britanik një gjysh i dërrmuar nga lufta në Kosovë (foto)

20 vite nga çlirimi i Kosovës kanë sjellë në kujtim qindra momente të dhimbshme, por edhe të tilla që na e kujtojnë mirënjohjen.

Kanë qenë mediat e huaja ato që kanë kryer si më së miri punën e tyre duke raportuar atë që ndodhte në Kosovë.

E

Agjencitë e mëdha me lajmet e tyre kanë qenë lobuesit më të mëdhenj për intervenimin e trupave të NATO-s në strehën e fundit të ish-Jugosllavisë.

Agjencitë si AP, AFP, Reuters dhe të tjera kanë bërë çmos që të mos ju ikë asnjë imazh, qoftë i luftës e qoftë i momenteve më ikonë të paqes.

Një moment i ngjashëm është edhe ky i mëposhtmi, ku një plak kosovar i shpreh mirënjohjen një ushtari britanik duke ia puthur armën e tipit SA 80.

Sipas burimeve të AFP-së, të cilët gëzojnë autorësinë e imazhit, ngjarja është shënuar në qytetin e Ferizajt.

Mirënjohja ndaj ushtarit Simon Shiel është kapur nga kamera e fotografit Kevin Capon, një moment ky emocionues për burrin e moshuar, por edhe për ushtarin gjithashtu.

I moshuari i cili po kthehej me një vargan refugjatësh në vendlindje, mban në duar nipin 10 muajsh të lindur në periudhë lufte.

I ndjerë komod nën mbrojtjen e forcave britanike, ai vazhdoi udhëtimin e tij me kalë, së bashku me familjen dhe gjësendet personale.

Pas 20 vitesh, plaku në fjalë, identiteti i të cilit nuk njihet, vështirë se ka jetuar në dekadat e paqes.

Por një gjë është e sigurt: NATO as edhe një herë nuk është tërhequr as me fjalë dhe as me vepra nga aksioni që kishte ndërmarrë. Dhe po, djali i vogël sot do të shprehej falënderues, gjithashtu! /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts