Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ikjet nga Kosova, edhe drejt Turqisë

Kosovën e lanë gati 30,000 qytetarë në 2018, tre herë më shumë se në vitin 2017, dhe arsyet kryesore janë punësimi jashtë, studimi gjithashtu, si dhe bashkimi familjar, sipas asaj ccfarë thotë Agjencia e Statistikave.

Në vitin 2018, 28.116 qytetarë emigruan nga Kosova përmes flukseve legale dhe të paligjshme, ndërsa rreth 7,000 persona erdhën në Kosovë në të njëjtën periudhë kohore.

Ata shkojnë në BE, SHBA, Turqi

“Migrimi legal rezultoi nga ribashkimi i familjes, martesat, gjetja e një pune, zhvendosja e përhershme (kryesisht në vendet fqinje), studimet afatgjata, punësimi … Gjithashtu gjatë vitit 2018, një numër migrantësh kanë aplikuar për azil në vendet e BE, përfshirë vendet evropiane të Shoqatës së Tregtisë së Lirë (EFTA)”, thuhet në raport.

Ajo shtoi se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës shkuan në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Turqi.

Kujtojmë se Kosova e Maqedonia kanë një traditë të zhvendosjeve kësaj të fundit – Turqisë, një fenomen i pasluftës, diktuar nga politikat në ish-Jugosllavi.  /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts