728 x 90 Leaderboard

Ikja tragjike e gazetares bullgare: “po, unë jam vrasësi!”

Severin Krasimirov, bullgar i akuzuar për përdhunim dhe vrasjen e gazetares televizive Victoria Marinova, ka pranuar krimin dhe do të mbahet në burg, tha gjykata të premten.

“Po, jam fajtor, nuk mund ta besoj atë që kam bërë. Më vjen keq për këtë”, tha 20-vjeçari gjatë një seance në gjykatë, njoftoi media bullgare.

Ai tha se ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit dhe se nuk e dinte se kush qe viktima dhe ç’përfaqsonte ajo.

Trupi i gazetares 30-vjeçare u gjet më 7 tetor në një park në qytetin Ruse, pranë kufirit me Rumaninë.

Pas vrasjes, 20-vjeçari vrasës u arratis drejt Rumanisë e më pas drejt Gjermanisë, ku jetonin disa nga të afërmit e tij, ku dhe u arrestua.

Në një kohë të shkurtër, policia bullgare, bazuar në materialin gjenetik, arriti të bjerë në gjurmët e vrasësit.

“Ne arritëm të mbledhim shumë prova që na çuan drejt gjetjes së personit vrasës”, tha Prokurori i Shtetit, Sotir Çararov.

Marinova punonte për televizionin TVN në Ruse.

Në shfaqjen e saj të fundit më 30 shtator, ajo paraqiti dy gazetarë që hetonin rastin e dyshuar të korrupsionit që përfshinte fonde të Bashkimit Evropian.

Marinova, e cila ka një vajzë 7-vjeçare, ishte përfshirë në një hetim së bashku me një grup gazetarësh bullgarë mbi projektet e infrastrukturës të financuara nga BE, të drejtuar nga autoritetet lokale.

Vdekja e saj e ka rënduar shumë atmosferën në Bullgari, ku njerëzit janë të frustruar nga korrupsioni dhe gjyqësia joefektive e kritikuar nga BE. /tesheshi.com/

Related posts