728 x 90 Leaderboard

Ikja e të rinjve, njeriu – LBGT vlerëson Veliajn: vetëm ai i frenon!

Altin Hazizaj, i njohur si ndër mbrojtësit e të drejtave të komunitetit LBGT, gati ka mbajtur një anësi të lehtë politike, teksa ka folur mbi një raport që evidentin prirjen e 70 për qind të të rinjve shqiptarë për t’u larguar nga vendi.

Duke folur për TCH, Hazizaj tha se “70 % e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria sepse s’kanë perspektivë për të gjetur një punë. 80% thonë që s’janë të kënaqur me qeverinë pasi nuk i përmbush detyrimet. ILO thotë se Shqipëria mban rekordin në Europë për papunësinë e të rinjve”.  

Hazizaj ka adresuar kritika ndaj qeverisë për këtë tregues, paralel me një vlerësim ndaj Bashkisë së Tiranës drejtuar nga Veliaj.

“Qeveria shqiptare nuk ka një mekanizëm për të zbatuar politikat për të rinjtë. Nga 60 bashki që ka vendi, vetëm bashkia Tiranë ka seksion apo njësi që merret me të rinjtë”, theksoi njeriu që mbron kauzën LBGT. /tesheshi.com/

 

 

Related posts