Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ikja e Realit nga Champions, Varane: e gjitha për shkakun tim!

Mbrojtësi francez Raphael Varane ishte fajtori i drejtpërdrejtë për eliminimin e Real Madridit nga Champions League, pas humbjes së dytë nga City-t.

Nga gabimet e tij, anglezët shënuan dy gola.

Pas ndeshjes, Varane qëndroi para kamerave dhe u kërkoi falje publikisht shokëve të tij të ekipit dhe tifozëve të Realit.

“Marr përgjegjësinë për atë që ndodhi. Kjo humbje është mbi mua, është faji im”, tha Varane.

Ai theksoi se përgjegjësia është vetëm e tij.

“Mua më duhet ta pranoj këtë. Më vjen keq për shokët e ekipit dhe të gjithë përpjekjet që ata bënë. Ne luajtëm mirë por gabimet e mia kushtuan shumë”, vazhdoi ai që konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Ai pranoi se ishte shumë e vështirë për të.

“Kjo nuk ka ndodhur me mua shpesh në karrierën time. Unë nuk mund t’i shpjegoj gabimet e mia, unë di që gjëra të tilla ndodhin në futboll, por është shumë e vështirë për mua për momentin”, pranoi 27-vjeçari nga Lille, i cili luan me Realin për nëntë vjet me rradhë.

Nga ana tjetër, Juventus shkarkoi trajnerin Mauricio Sarri pas eliminimit nga Lion. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts