Auto Dak
Auto Dak

Ikja e Fatbardh Smajës: nuk arriti të shohë veprën e tij të fundit

Nga Musa Kurtulaj    

Sigurisht që nuk e kishte menduar se drama “Kandili i Argjandit”, shkruar nga Martin Camaj, do të ishte pjesa e fundit teatrale që ai do të vinte në skenë si regjisor.

1n

Fatbardh Smaja, drejtor dhe regjisor ne teatrin “Migjeni” të Shkodres, do të mungonte pasdreken e 30 tetorit kur kjo dramë do të shfaqej në skenën e këtij teatri për provën gjenerale, dhe ditët në vijim për artëdashësit. Disa orë para provës, ai ishte sëmurë dhe përfundoi në spital.

2

E pritën aktorët atë pasdreke, nuk kishin dëshirë që të ngjiteshin në skenë pa qenë i pranishëm regjisori, ai që për disa javë kishte punuar plot përkushtim për ta vënë në skenë sa më mirë këtë dramë. Gjithsesi, prova gjenerale u bë, më pas për disa ditë “Kandili i Argjandit” do të shfaqej për publikun, pa regjisorin e saj. Siç dukej, regjisor Bardhi kësaj radhë ishte nisur pa kthim.

Mëngjesin datës 7 nëntor, zemra e tij do të heshtte përgjithmonë, në moshën 59 vjeç, 35 prej të cilave në skenë si aktor i teatrit dhe estradës, si muzikant, si aktor i kinematografisë dhe si regjisor.

Afro 90 role të interpretuara prej tij artistikisht, janë një pasuri e konsiderueshme, jo vetëm në galerinë e artit shkodran, por edhe atij shqiptar në tërësi. Ishte i ri, sapo kishte mbaruar studimet në Akademine e Arteve, por rolet e tij në filmat “Fundi i një Gjakmarrjeje”, “Ngjyrat e Moshës”, “Fejesa e Blertës”, do të pëlqeheshin dukshëm nga artëdashësit.

4

Në rolin e regjisorit, pas përvojës që kishte fituar duke punuar me të famshmin Serafin Fanko, Fatbardh Smaja, do të bënte emër si regjisor i talentuar me pjesët teatrale “Rëndësia e të qenurit i sinqertë”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Zeneli”, “ I sëmuri për mend” etj. Dhe nuk kishte se di të ndodhte ndryshe, po të mbahet në konsideratë fakti që ai ishte pinjoll i një familjeje me tradita artistike në qytetin e Shkodrës. Mjafton të kujtojmë se babai i tij, Hasan Smaja, ka qenë ndër aktoret më të spikatur të humorit shkodran.

Një familje artistësh të skenës krijoi Fatbardhi. Bashkëshortja e tij, Merita, një aktore mjaft e talentuar, apo dhe dy fëmijët e tyre, djali regjisor filmi dhe vajza aktore. Nga dita e shtunë 7 nëntor, kësaj familjeje artistësh u mungon fizikisht Fatbardhi. Themi fizikisht pasi në kujtesën e saj, të qytetarëve të Shkodrës e më gjerë, ai mbahet mend për krijimtarinë e tij artistike, por edhe si një qytetar i dobishëm dhe i spikatur i Shkodrës. Pasdreken e ditës së shtunë është përcjellur për në banesën e fundit pas homazheve që iu bënë në hollin e teatrit “Migjeni”, aty ku e lartësoi maksimalisht karrierën e tij artistike, aty ku dhe e mbylli këtë karrierë pa arritur të shohë në skenë me artëdashësit veprën e tij të fundit, dramën “Kandili i Argjandit”. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts