IKJA/ “Bie” dhe i fundmi i Berishës: kush do e zërë vendin e Leskajt të “gozhdës” në krye të KLSH-së?

Ka “rënë” dhe i fundmi i mbetur nga ish-pushteti i PD-së, “dorëzuar” përballë furisë së votave të së majtës në qershor 2013. Ai është kreu Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, i cili, sipas një njoftimi zyrtar të këtij institucioni, ia ka kaluar kompetencat e Kryetarit, zëvëndëses së tij, zj.Lindita Milo.

“Në datën 8 janar 2019, pas botimit në Fletoren Zyrtare të RSH me nr.193, hyri në fuqi Vendimi i Kryetarit të KLSH me nr. 244, datë 22.12.2018, sipas të cilit delegohet ushtrimi i detyrës dhe përgjegjësive shtetërore të titullarit të institucionit përgjatë fazës kalimtare e tranzitore nga përfundimi i mandatit kushtetues të Kryetarit të KLSH (datë 23 dhjetor 2018) deri në emërimin nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të Kryetarit të ri të KLSH-së, tek Zv/Kryetari i KLSH, znj. Lindita Milo (Lati)”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Bujar Leskaj ishte një trashëgimi e PD-së, një ish-ministër i Berishës, i “pangacmuar” nga PS, e cila thjesht respektoi mandatin e tij në detyrë. Në krye të KLSH-së, një institucion që ka si mision skanerin e menaxhimit financiar të shtetit, e që në njëfarë mënyrë të “nxjerr bojën”, Leskaj u vendos në mesin e qeverisjes demokrate, pasi më parë, në ardhjen e PD-së në pushtet, drejtoi Ministrinë e Kulturës.

E nisi karrierën si qeveritar duke bërë protagonistin në një përpjekje dukshëm politike, për ta hequr Armando Dukën nga kreu i FSHF-së. Për javë me radhë, aty nga 2006-ta, kjo ishte çështje dite.

Nga ajo kohë e ai zhvillim, nga Leskaj do mbahet mend shprehja e një “gozhde që do ngulej” në të pasmet e Dukës, prej së cilës ai do thërriste “o nenë”.Por kjo nuk ndodhi, e që atëherë Duka i forcoi akoma pozitat në krye të futbollit shqiptar. Ndërsa Leskaj kaloi në KLSH, duke zgjedhur të mos jetë më i zhurrmshëm. Ç’prej atëherë, ai dhe shfaqjet publike i ka të rralla, pothuajse inekzistente, duke folur vetëm me gjuhën e raporteve institucionale, mbi abuzimet në administratë.

Njeriu që do e zëvëndësojë Leskaj, është një ndër çështjet në pritshmëri të politikës shqiptare. Muaj më parë, presidenti Meta bëri një “provë force” duke propozuar emrin e Vitores Tushës, anëtare në Kushtetuese, por që mazhoranca ia rrëzoi.

Emri më i përfolur mbetet ai i Anastas Angjelit, një figurë emblematike e PS-së, por pa asnjë post veç atij të deputetit nën qeverisjen e Ramës. /tesheshi.com/                         

auto pjese dak

Related posts